Politike

VD-Studentja ekselente lë diplomimin për protestën: Nuk ka ndodhur kurrë, qeveria i ka borxhe mundit tim

Ajo shtoi se mundit të ekselentëve, qeveria u ka shumë borxhe.

7 Korrik 2022, 20:15 Nga F.M
VD-Studentja ekselente lë diplomimin për protestën: Nuk ka
Eva Metaj

TIRANË- Studentja Eva Metaj ndodhet në protest ditën e sotme, pikërisht ditën kur duhej të ishte duke hedhur kapelen e diplomimit. Nga podium, Metaj tha se qyteti nga ajo vjen është kthyer në vendin më të varfër në Shqipëri, pasi Uzinën që kishte e shitën për skrap. Ajo shtoi se mundit të ekselentëve, qeveria u ka shumë borxhe.

“Unë jam Eva Metaj, e sapodiplomuar, kur unë nisa universitetin mezi prisja të mbaroja e të diplomohesha. Sot unë jam në udhëkryqin më të vështirë të jetës time. Sot qyteti im është një nga më të varfrit në Shqipëri. Uzinën që kishim e kthyem në skrap. Unë jam e zhgënjyer, jam e tradhëtuar nga kjo qeveri. Mundit tim dhe ëndrrës time kjo qeveri u ka shumë borxhe, nuk ka ndodhur kurrë mëp arë që një studente ekselente të protestojë në shesh ditën e diplomimit. Nuk ma vjedh dot shpresën asnjë qeveri,”- tha Metaj.

Protesta e Partisë Demokratike ka nisur. Kryedemokrati Sali Berisha ka dalë në shesh bashkë me mbështetësit e tij. Bulevardi përballë kryeministrisë është mbushur me mijëra qytetarë që do të protestojnë kundër qeverisë. Nga ana tjetër janë marrë edhe masa. Kryeministria i ka dyert e blinduara, dritareve të ministrive u janë vendosur tela në dritare. Është bërë edhe e kërpudhës, një vepër dhuratë nga autori Carsten Höller, dhuruar kryeministrisë gjatë vizitës së tij në Tiranë. Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rrugën “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark” është bllokuar qarkullimi rrugor për automjetet prej orës 16:00.

eva metaj protesta e pd 7 korrik 2022

Sondazh

Poll