Politike

FOTOT/ Deputeti që e kundërshtoi i bashkohet Berishës, mbërrin në seli para protestës

Nallbati ndodhet në selinë blu.

7 Korrik 2022, 18:40 Nga F.M
FOTOT/ Deputeti që e kundërshtoi i bashkohet Berishës,
Nallbati në selinë blu

TIRANË- Deputeti i Partisë Dmokratike Bledjon Nallbati i është bashkuar protestës së organizuar nga kryedemokrati Sali Berisha. Edhe pse ka qenë kundër ritkhimit të Berishës fillimisht, Nallbati ndodhet në selinë blu. Ai është bashkuar me demokratë të tjerë në selinë e PD-së dhe pritet të marshojë drejt Kryeministrisë në orën 19:00.

Sot në orën 19:00 pritet që Partia Demokratike të zhvillojë një protest kundër qeverisë. Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar skenarë të shumtë për protestën e sotme. Ai tha se bashkë me temperaturat e larta sot do të ndizet edhe revolta popullore e qytetarëve. Në podium do të ngjiten përfaqësues të të gjitha shtresave të shoqërisë ndërsa lideri Sali Berisha, do të ketë fjalën e fundit në protestën para Kryeministrisë.

Nga ana tjetër janë marrë edhe masa. Kryeministria i ka dyert e blinduara, dritareve të ministrive u janë vendosur tela në dritare. Është bërë edhe e kërpudhës, një vepër dhuratë nga autori Carsten Höller, dhuruar kryeministrisë gjatë vizitës së tij në Tiranë. Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rrugën “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark” do të kufizohet qarkullimi rrugor për automjetet prej orës 16:00.

protesta e pd 7 korrik 2022

Sondazh

Poll