Politike

Kryemadhi nxjerr listën me emra e kompani: Ibrahimaj, po këto i keni denoncuar

Në një postim në rrjetet social e, Kryemadhi publikon emrat e kompanive dhe pyet Ibrahimajn nëse i kanë denoncuar apo jo.

7 Korrik 2022, 17:59 Nga F.M
Kryemadhi nxjerr listën me emra e kompani: Ibrahimaj, po këto i keni
Monika Kryemadhi

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi i është përgjigjur ministres së financave Delina Ibrahimaj e cila foli në Kuvend për 24 kompanitë e denoncuaranga Opozitarja për evazion fiskal. Në një postim në rrjetet social e, Kryemadhi publikon emrat e kompanive dhe pyet Ibrahimajn nëse i kanë denoncuar apo jo.

Reagimi i plotë i Monika Kryemadhit

Në vitin 2018, financat shqiptare kanë referuar në prokurori disa kompani fiktive që kanë kryer evazion fiskal me vlera miliona dollarë. Znj. ministre e financave deklaroi sot në Kuvend që janë 500 firma private të hetuara dhe referuara në prokurori për evazion fiskal, e që është detyrë e prokurorisë hetimi i tyre dhe detyrë e gjykatës dënimi i tyre. Pra, qeveria ia la topin drejtësisë për të justifikuar hajdutërinë qeveritare me koncesionet dhe veprimet fiskale. Rezulton se në vitin 2017 disa nga këto kompani fiktive, të cilat i shikoni në foto dhe që janë pjesë e atyre të dërguara në prokurori, kanë lëshuar fatura ‘punimesh’ tek ‘Integrated Technology Ëaste Treatment Fier’. Pra, i kanë lëshuar fatura fiktive koncesionarit të inceneratorit Fier. Me siguri që Administrata Tatimore në vitin 2018 e ka hasur dhe evazionin galopant fiskal në vlerën 2.6 mln dollarë të shoqërisë koncesionare të inceneratorit të Fierit. A është hetuar kjo kompani koncesionare nga Administrata Tatimore? Nëse po, a është referuar në prokurori? Nëse jo, pse? Nëse po, pse kanë vazhduar pagesat nga buxheti i shtetit deri në vitin 2020, për një kompani koncesionare që ka bërë evazion fiskal??? Parimi ‘ca të nënës, e ca të njerkës’ nuk mund të funksionojë në një shtet të së drejtës. Ndaj transparenca totale, për çdo koncesion dhe fond publik, është rruga e vetme e duhur për të mbrojtur interesin kombëtar. Koha e drejtësisë që t’i trajtojë njësoj përpara ligjit, si qytetarët dhe pushtetarët.

Ibrahimaj foli sërish në Kuvend për denoncimin e Kryemadhit. Ajo tha se janë 500 firma private të hetuara dhe referuara në prokurori për evazion fiskal e se kanë qenë ata vetë që kanë bërë denoncime para se të dilte kryetarja e LSI-së me denoncime publike.

 

skandali me evazionin fiskal

Sondazh

Poll