Politike

VD-1 orë e gjysmë nga protesta, Belind Këlliçi jep MESAZHIN e fundit: Shihemi në shesh!

Belind Këlliçi kërkon që të gjithë qytetarët të dalin dhe të kërkojnë që zëri i tyre të dëgjohet.

7 Korrik 2022, 17:34 Nga k.m.
VD-1 orë e gjysmë nga protesta, Belind Këlliçi jep
Belind Këlliçi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Tiranës dhe jo vetëm që të dalin sot në protestë. Në fjalën e tij, Këlliçi kërkon që të gjithë qytetarët të dalin dhe të kërkojnë që zëri i tyre të dëgjohet. Gjë që sipas tij, nuk ka ndodhur në 9 vitet e fundit.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DEPUTETI DHE KRYETARI I FORUMIT RINOR TË PD, BELIND KËLLIÇI

Si pasardhës i një familje autoktone tironse,se dhe si djalë i lindur dhe rritur në këtë qytet, kam një thirrje për bashkëqytetarët e mi, në emrin tim dhe të Partisë Demokratike. Bashkohuni me protestën, me zërin e shqiptarëve nga të katër anët e vendit, për një Tiranë dhe Shqipëri më të mirë. Tirana gjithmonë ka ditur të bëjë zgjedhjene saj, dhe u ka dhënë zgjidhje ngjarjeve në historinë e vendit. Kujtoni dhjetorin 1990, kur punëtorët dhe inteligjencia e kryeqytetit u bënë bashkë me studentët e rretheve dhe rininë e bordurave.

Historia e thërret sërish Tiranën të jetë në krye të punëve të Shqipërisë. Toleranca e saj nuk mund të merret për dobësi, qytetaria nuk duheë nënvlerësuar. Tiransit duhet të dalin sot për inceneratorin që ka djegur miliona, por nuk nxjerr fije tymi.

Për koshat me ngjyra ambjentaliste, që nuk e kanë zgjidhur problemin e mbeturinave dhe metodat e vjetra të korrupsionit bashkiak. Për trafikun që zgjatet çdo ditë dhe shkurton orët që do donit të kalonit me familjen. Për qytetin e tyre, që dikur kishte kullën e Sahatit dhe sot ka një kullë me orë muri. Nuk u bëj apel vetëm tiransëve autoktonë, por edhe të rinjve. Atyre që kanë ardhur në kryeqytet për një jetë më të mirë, më të drejtë, më cilësore.

E ndajmë bashkë të gjithë këtë qytet, jemi aksionerë në të dhe jo jabanxhinj në dyert e pesë oligarkëve, dhe po bashkë duhet të ngrihemi kundër rrënimit të tij. Tirana është bërë streha juaj, jo vetëm për privilegert, por edhe detyrat. Një prej tyre është që fëmijëve t’u lini një qytet i cili t’i ngjajë qytetit të prindërve të tyre. Të gjithë bashkë, para Kryeministrisë, për të ngritur zërin në veshin e qeverisë që ka nëntë vjet që nuk ju dëgjon.

Sot në orën 19:00 pritet që Partia Demokratike të zhvillojë një protest kundër qeverisë. Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar skenarë të shumtë për protestën e sotme. Ai tha se bashkë me temperaturat e larta sot do të ndizet edhe revolta popullore e qytetarëve. Në podium do të ngjiten përfaqësues të të gjitha shtresave të shoqërisë ndërsa lideri Sali Berisha, do të ketë fjalën e fundit në protestën para Kryeministrisë. Nga ana tjetër janë marrë edhe masa. Kryeministria i ka dyert e blinduara, dritareve të ministrive u janë vendosur tela në dritare. është bërë edhe e kërpudhës, një vepër dhuratë nga autori Carsten Höller, dhuruar kryeministrisë gjatë vizitës së tij në Tiranë. Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rrugën “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark” do të kufizohet qarkullimi rrugor për automjetet prej orës 16:00.

belind këlliçi protesta e pd 7 korrik 2022

Sondazh

Poll