Politike

Neni për ndryshimin e notës së maturantëve, Zhupa: Hiqeni menjëherë. Kushi: Aty e gjetëm, do kohën e vet

Kushi iu përgjigj Zhupës dhe i tha se kjo gjë kërkon kohë e se për momentin janë në fazën e propozimit.

7 Korrik 2022, 18:09 Nga DOSJA
Neni për ndryshimin e notës së maturantëve, Zhupa: Hiqeni
Ina Zhupa dhe Evis Kushi

TIRANË- Ministrja e Arsimit Evis Kushi bëri me dije sot vendimin për ndryshimin e nenit në Rregulloren e Maturës Shtetërore që mund tu japë mundësinë maturantëve që kanë ankesa ndaj notës së parë në provimet e Maturës që ta rikontrollojnë e rishohin. Por, deputetja demokrate Ina Zhupa tha se maturantët aktualë nuk kanë mundësi të kërkojnë mundësinë për të rikorrigjuar testin. Sipas saj, kështu maturantët marrin notë më të ulët nëse teza rikorrigjimin e tekstit. Zhupa akuzoi ministren se kanë shkelur ligjin e arsimit të lartë, Kushtetutën dhe Konventën Europiane e se ai nen duhet ndryshuar menjëherë, që edhe ata nxënës që kanë ankesa tani, të kenë mundësi rishikimi. Kushi iu përgjigj Zhupës dhe i tha se kjo gjë kërkon kohë e se për momentin janë në fazën e propozimit.

REPLIKAT MES TYRE:

Ina Zhupa: Ministrja e arsimit e dinte që do vinte momenti i maturës, doja të përfitoja nga rasti për t’iu bërë ne dije sipas rregullores së ministrisë, korrigjuesit janë të pagabueshme, Zoti dhe korrigjuesit e ministrisë, vetëm ata janë të pagabueshëm.  sipas rregullores s’ka të drejtë asnjë maturant që të ketë mundësi të bëjë rivlerësimin e notës. Nëse gabon merr një notë më të ulët, nëse një korrigjues gabon, ngel nota më e ulët e maturantit. Më vjen mirë që ka një lloj sensibiliteti pas pilafi, keni shkelur kushtetutën, konventën europiane, të drejtën e shkollës, ligjin e arsimit të lartë por mbi të gjitha dinjitetin e atyre maturantëve që shikonin që teza e tyre ishte korrigjuar gabim dhe i thoshit është korrigjuar gabim po s’kemi ca bëjmë nota nuk ndryshohet. Kjo duhet ndryshuar që sot, i keni të gjitha mundësitë. Tezat i bëtë si i bëtë, sa i përket korrigjimit të kenë të drejtë për të marrë notën që i takon.

Evis Kushi: Ju falënderoj që lexoni statuset e mia, se kam bërë një takim me drejtues të institucioneve shtetërore kiu kemi prezantuar gjetjet e grupit për ndryshimet në këtë provës. Për të mos i bërë konfuz menduam se këto propozime ti bëjmë pa sprovimeve. Një është ky, që nga rregullorja të hiqet neni që nuk lejon rivlerësimin e testit. Kyka qenë që në kohën tuaj. Ka qenë i ndaluar për arsye se koha pas provimeve deri në kohën për të vazhduar universitetin është shumë i shkurtër. Janë 30 mijë maturantë që japin katër teste, kjo kërkon kohë, vonon procesin për të aplikuar në universitete. Prej 15 ka një rregullore ku thuhet nuk lejohet rivlerësimi i testit. Duhet të gjejmë mënyrën sesi, për të mos u bërë pengesë. Jam dakord me ju, duhet të rivlerësohet. Ne do ta gjemë një mënyrë sesi t’ia japim maturantëve këtë të drejtë.

evis kushi inazhupa seance plenare 7 korrik 2022

Sondazh

Poll