Politike

Protesta e PD, Veliaj: Më pyetën, kryetar a do t’i japim leje Saliut? U mendova pak...

Erion Veliaj tha se e firmosi menjëherë kërkesën e opozitës për leje për të protestuar, në mënyrë që Tirana të shohë se në çfarë derexheje do të kishte përfunduar po të drejtohej prej tyre.

7 Korrik 2022, 17:18 Nga k.m.
Protesta e PD, Veliaj: Më pyetën, kryetar a do t’i japim leje
Erion Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar protestën e sotme të opozitës, duke theksuar se shqiptarët do të kujtohen se kush i ka qeverisur dhe nga çfarë njerëzish kanë shpëtuar. Në një takim me strukturat e PS në Njësinë 3, Veliaj tha se e firmosi menjëherë kërkesën e opozitës për leje për të protestuar, në mënyrë që Tirana të shohë se në çfarë derexheje do të kishte përfunduar po të drejtohej prej tyre.

“Kur më pyetën, kryetar a do t’i japim leje Saliut për të protestuar? Për një sekondë mendova se Tirana ka nevojë të kujtojë se nga kush kemi shpëtuar, ka nevojë t’i shohë në shesh, ka nevojë të shohë Nard Ndokën – se mund të ishte ai Ministri i Shëndetësisë; ka nevojë të shohë Fatmir Mediun, se mund të ishte ai në vend të Niko Peleshit e të na hidhe në erë këtu. Ndaj u thashë se lejen duhet t’ia japim menjëherë sepse njerëzit kanë nevojë të kujtohen se nga çfarë kanë shpëtuar, se kush ka qeverisur këtë vend dhe në çfarë derexheje do të ishim sikur tërmeti dhe pandemia të ishte në duart e tyre. Duhet që njerëzve t’u freskohet kujtesa, të kujtojnë në çfarë mysybeti kemi qenë dhe sa larg kemi ecur me Edi Ramën dhe me Partinë Socialiste”, deklaroi Veliaj. Po kush e pyeti vallë? Sepse leja u mor tek Policia e Shtetit, ç'lidhje ka Veliaj? Pse iu mor leje atij?

Rreth 1 mijë demokratë janë nisur nga shkodra në orën 15:00, për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga kreu i kësaj force politike, Sali Berisha. Ndërkohë Partia Demokratike ka kërkuar 2 orë leje në policinë e Tiranës për të tubuar, e nga ana tjetër, mbi 1000 efektivë të policisë do të jenë të angazhuar në terren mes të cilëve forca të rendit, të Ndërhyrjes së Shpejtë, repartit Shqiponja dhe punonjës të Gardës.

 

erion veliaj protesta e pd 7 korrik 2022

Sondazh

Poll