Politike

Kreu i Komisionit për Prokurimet Publike rendit problematikat e vitit 2021: Kemi mbrojtur mjedisin nga letrat

Gjatë fjalës së tij, Myzyri tha se që nga tetori i vitit të kaluar operatorët kanë patur mundësi që të dorëzojnë ankesat e tyre në e-Albania duke zeruar kostot.

7 Korrik 2022, 17:24 Nga I.A
Kreu i Komisionit për Prokurimet Publike rendit problematikat e vitit 2021:
Jonajd Myzyri

TIRANË- Kryetari i Komisionit për Prokurimet Publike Jonajd Myzyri ka prezantuar raportin e vitit 2021 për prokurimet publike në Kuvend. Gjatë fjalës së tij, Myzyri tha se që nga tetori i vitit të kaluar operatorët kanë patur mundësi që të dorëzojnë ankesat e tyre në e-Albania duke zeruar kostot. Po ashtu ai ka thënë se kjo gjë ka ndikuar edhe në mbrojtjen e mjedisit.  

“Nga tetori i vitit të kaluar të gjithë operatorët kanë mundësi të dorëzojnë elektronikisht ankesat dhe argumentet në e-albania duke zeruar kosto dhe duket hequr kontakte me zyrat e shtetit, përfshirë edhe vetë komisionin e prokurimit publik. Sistemi mundëson nënshkrimin elektronik duke shmangur nevojën e printimit të dokumenteve voluminoze duke ndikuar në mbrojtjen e mjedisit. Ne kemi vendosur të jemi transparent me standardin më të mirë. Reforma e digjitalizimit është e ndërlidhur edhe me reformën e forcimit të kapaciteteve”, tha ai.

Myzyri gjithashtu ka bërë një bilanc të ankimeve gjatë vitit të kaluar në lidhje me çështjet që janë trajtuar.

“Gjatë vitit 2021 janë publikuar më pak procedura, 1361 por vihet re një rritje e lehtë e numrit të ankesave me 3.7%. Rritja e numrit të ankesave kryesisht lidhet me ndryshimin e ligjit për prokurimin publik. Nga 763, 293 ose 38.8% prej tyre janë në lidhje me tenderin ndërsa 470 kanë të bëjnë me fazën e ofertave. 327 ankesa janë pranuar, 347 nuk janë pranuar. Gjatë vitit 221,  483 ankesa kanë qenë për fazën e ofertave. KPP i ka kursyer buxhetit të shtetit një vlerë të madhe parash si diferencë e llogaritur. Komisioni është shprehur me 763 vendime përfundimtare.  Për herë të parë KPP është shprehur edhe me vendime interpretuese me njoftime për çështje vendimmarrëse. Çështjet që janë trajtuar kanë të bëjnë me përcaktimin e fondit limit. Vendosjen e kërkesave të tepërta të panevojshme, skualifikime apo kualifikime të padrejta, mosrespektim i periudhës që pritjes nga autoritetet kontraktore. Janë evidentuar problematika ku emërues i përbashkët është mosnjohja e mirë e ligjit për prokurimet publike”, shtoi ai.

jonajd myzyri seance plenare 7 korrik 2022

Sondazh

Poll