Politike

Protesta e thirrur nga Berisha, Yuri Kim: Është e drejta e gjithë protestuesve e qytetarëve të protestojnë

Para aktivitetit që po mban Dhoma Amerikane e Tregtisë, Yuri Kim u shpreh se është e drejta e qytetarëve që të protestojnë.

7 Korrik 2022, 18:16 Nga k.m.
Protesta e thirrur nga Berisha, Yuri Kim: Është e drejta e gjithë
Yuri Kim.

TIRANË- Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka bërë një reagim lidhur me protestën e sotme të opozitë, e thirrur nga kryedemokrati Sali Berisha. Para aktivitetit që po mban Dhoma Amerikane e Tregtisë, Yuri Kim u shpreh se është e drejta e qytetarëve që të protestojnë. Por theksoi; paqësisht.

“Është e drejta e të gjithë qytetarëve që të protestojnë, me rëndësi është të zbatohet ligji dhe protesta të jetë paqësore”, tha Kim, para aktivitetit që po mban Dhoma Amerikane e Tregtisë.

Sot në orën 19:00 pritet që Partia Demokratike të zhvillojë një protest kundër qeverisë. Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar skenarë të shumtë për protestën e sotme. Ai tha se bashkë me temperaturat e larta sot do të ndizet edhe revolta popullore e qytetarëve. Në podium do të ngjiten përfaqësues të të gjitha shtresave të shoqërisë ndërsa lideri Sali Berisha, do të ketë fjalën e fundit në protestën para Kryeministrisë. Nga ana tjetër janë marrë edhe masa. Kryeministria i ka dyert e blinduara, dritareve të ministrive u janë vendosur tela në dritare. është bërë edhe e kërpudhës, një vepër dhuratë nga autori Carsten Höller, dhuruar kryeministrisë gjatë vizitës së tij në Tiranë. Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rrugën “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark” do të kufizohet qarkullimi rrugor për automjetet prej orës 16:00.

 

yuri kim protesta e pd 7 korrik 2022

Sondazh

Poll