Aktualitet

Gjendet një valixhe e dyshimtë tek Rruga e Kavajës, alarmohet policia

 Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave.

7 Korrik 2022, 13:18 Nga F.M
Gjendet një valixhe e dyshimtë tek Rruga e Kavajës, alarmohet
Foto Ilustruese

TIRANË- Një valixhe me ngjyrë kafe është gjetur në mes të një kompleksi pallatesh. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se valixhja e dyshimtë është konstatuar këtë mesditë në orën 12:00. Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Në orën 12:20, në Rrugën e Kavajës, në afërsi të një kompleksi pallatesh, është konstatuar një valixhe ngjyrë kafe. Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave.

policia e tiranes

Sondazh

Poll