Aktualitet

Bënte "kërdinë" me vjedhje, arrestohet në flagrancë 25-vjeçari në Sarandë

Sipas njoftimit të policisë, arrestimi është kryer në flagrancë në sajë të finalizimit të operacionit "Silence" ku përpos 25-vjeçarit XH.K është arrestuar dhe një 24-vjeçar, banues në Berat, për moskallëzim krimi.

7 Korrik 2022, 11:06 Nga d.a.
Bënte "kërdinë" me vjedhje, arrestohet në
Policia e Sarandes

SARANDË- Policia e Sarandës ka vënë në pranga një 25-vjeçar, banues në Tiranë, pasi dyshohet se është autor i disa vjedhjeve në qytetin bregdetar.

Sipas njoftimit të policisë, arrestimi është kryer në flagrancë në sajë të finalizimit të operacionit "Silence" ku përpos 25-vjeçarit XH.K është arrestuar dhe një 24-vjeçar, banues në Berat, për moskallëzim krimi.

25-vjeçari është autor i dyshuar i disa vjedhjeve si ai i një automjeti, një shumë parash, karta bankomati, 2 aparat celulare dhe 1 tabletë Smart.

Njoftimi i policisë:

Vodhi një sasi parash dhe sende personale, në një automjet, identifikohet dhe arrestohet në flagrancë 25-vjeçari, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.
Në pranga edhe një shtetas tjetër, për moskallëzim krimi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Silence”, në kuadër të të cilit bënë arrestimin e shtetasve:
– Xh. K., 25 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja” dhe B. H., 24 vjeç, banues në Berat.
Shtetasi Xh. K. dyshohet se ka vjedhur në një automjet, në Sarandë, një shumë parash, karta bankomati, 2 aparat celulare dhe 1 tabletë Smart.
Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi B. H. ka qenë i pranishëm në momentin e vjedhjes, por nuk ka kallëzuar krimin në Polici.
Materialet i kaluan Prokurorisë panë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprat penale “Vjedhja”, në ngarkim të shtetasit Xh. K. dhe “Moskallëzim i krimit”, në ngarkim të shtetasit B. H.

policia e sarandes arrestohet 25-vjecari ne sarande

Sondazh

Poll