Aktualitet

Arrestohet kambisti pa liçencë në Fier, i sekuestrohen eurot

Në momentin e arrestimit iu sekuestruan dhe një shumë eurosh dhe valutash të tjera ndërkohë që matëerialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

7 Korrik 2022, 12:40 Nga e.k
Arrestohet kambisti pa liçencë në Fier, i sekuestrohen eurot
Foto ilustruese

Një 56-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Fierit pasi akuzohet se ka ushtruar aktivitetin e kambistit pa liçensë përkatëse. 56-vjeçari me inicialet R.I do të përballet me akuzën e ushtrimit pa liçensë të aktiviteteve finaciare. Në momentin e arrestimit iu sekuestruan dhe një shumë eurosh dhe valutash të tjera ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICË:

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Fier, në vijim të punës për goditjen e krimeve ekonomike dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, në kuadër të operacionit policor të koduar “Informaliteti”, arrestuan në flagrancë shtetasin R. I., 56 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, bën me dije policia.

Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë, në rrugë, në lagjen “Apollonia”, duke ushtruar veprimtarinë si kambist, pa licencën përkatëse.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan shuma parash, të valutave të ndryshme, të cilat shtetasi R. I. i kishte përfituar nga ky aktivitet i kundërligjshëm.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

fier policia e fierit

Sondazh

Poll