Aktualitet

Arrestohet 30-vjeçari, i gjendet kanabis dhe armë e ftohtë, tre të ndaluar në Tiranë

Në pranga ka përfunduar një person pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa

7 Korrik 2022, 12:08 Nga A.B
Arrestohet 30-vjeçari, i gjendet kanabis dhe armë e ftohtë, tre
Policia

TIRANË- Katër persona janë arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Në pranga ka përfunduar një person pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një armë të ftohtë (përforcues grushti). Po ashtu, në pranga ka përfunduar personi me inicialet  J. A., 43 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Dhuna në familje”, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasit: - G. D., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjetdhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike, e llojit kokainë; - K. P., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një armë të ftohtë (përforcues grushti). Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan në flagrancë shtetasin J. A., 43 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Dhuna në familje”, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin D. A., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

arrestime ne tirane tirane

Sondazh

Poll