Aktualitet

Ulet sërish çmimi i naftës! Nga sot shitet me 235 lekë/litër, bie me 2 lekë benzina

Sipas njoftimit të publikuar ditën e sotme, duke filluar nga ora 18:00, 1 litër naftës do të jetë 8 lekë më pak ndërsa i benzinës 2 lek më pak.

7 Korrik 2022, 11:16 Nga A.B
Ulet sërish çmimi i naftës! Nga sot shitet me 235
Nafta

TIRANË- Bordi i Transparencë ka caktuar sot çmimet e reja të shitjes së karburantëve duke ulur lehtë çmimin e naftës dhe benzinës. Sipas njoftimit të publikuar ditën e sotme, duke filluar nga ora 18:00, 1 litër naftës do të jetë 8 lekë më pak ndërsa i benzinës 2 lek më pak. Çmimet që do të hyjnë në fuqi nga sot janë: Nafta 235 lekë, Benzina 227 lekë si dhe Gazi 81 lekë.

NJOFTIMI I BORDIT:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 235 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 223 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 227 lekë/litri,ndërsa i shtjes me shumicë jo më shumë se 215 ekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litri dhe i shitjes me shumicë 69 Lekë /litri.

????Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 7 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

????Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

????Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë

cmimi i naftes bordi i transparencës

Sondazh

Poll