Bota

Tensionet në ditën e 5-të të protestave në Shkup, VMRO-DPMNE-ja thirrje kundër propozimit francez

Protestat të cilat janë organizuar dhe thirrur nga opozita maqedonase dhe partia VMRO-DPMNE, e cila që pas Samitit të BE-Ballkani Perëndimor ka shprehur qëndrimin kundër propozimin francez. Sipas kryetarit të saj Hristijan Mickoski u shpreh se në protokollin e bashkëpunimit mes BE-së, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, gjuha maqedone nuk garantohet dhe nuk është e ruajtur.

7 Korrik 2022, 08:15 Nga d.a.
Tensionet në ditën e 5-të të protestave në Shkup,
Protesta ne Shkup

MAQEDONIA E VERIUT- Në Shkup përfundoi mbrëmë protesta e pestë e rradhës kundër propozimit francez për heqjen e vetos bullgare që i hap rrugën Maqedonisë së Veriut për nisjen e negociatave me BE-në.

Protestat të cilat janë organizuar dhe thirrur nga opozita maqedonase dhe partia VMRO-DPMNE, e cila që pas Samitit të BE-Ballkani Perëndimor ka shprehur qëndrimin kundër propozimin francez. Sipas kryetarit të saj Hristijan Mickoski u shpreh se në protokollin e bashkëpunimit mes BE-së, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, gjuha maqedone nuk garantohet dhe nuk është e ruajtur.

“Gjuha jonë nuk është e garantuar, ashtu siç thotë qeveria e Kovaçevskit. Këta pranojnë që Bullgaria do të na shkruajë librat shkollorë. Qeveria thotë se gjuha do të ruhet por kjo nuk është e vërtetë pasi librat shkollorë do të na shkruajë Bullgaria, sipas dëshirës së tyre. Gjuha maqedone nuk është e garantuar pasi e njejta ka rrezik që të hapet në kapitullin e 34 ku edhe mund të rrezikohet ndjeshëm. Pra, gjuha jonë varret nga një komision i përbashkët me palën bullgare. Pra, nuk është i garantuar dhe siguruar si thotë qeveria”- deklaroi Mickoski.

Ndërkohë protesta e mbrëmshme u shoqërua me incidente në orët e mbrëmjes në sheshin “Skenderbeu” ku një pjesë e turmës që po lëvizte nga Qeveria në drejtim të Ministrisë së Jashtme, përmes bulevardit që përshkon Çarshin e Shkupit dhe sheshin “Skenderbeu” filloi të qëllonte.

Incidenti u përshkallëzua kur një person ishte i armatosur dhe që po përballej me protestuesit. Ai në një moment ka shtënë edhe me armë, por më pas është neutralizuar nga ana e forcave policore. Protestuesit më pas nga Ministria e Jashtme janë drejtuar tek Parlamenti, ku kanë gjuajtur me fishekëzjarre dhe bomba tymuese, ku dy policë janë lënduar. Më pas protestuesit janë shpërndarë, ndërkohë, kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski theksoi se edhe sot do vijojë protesta dhe bëri thirrje për përkrahje sa më masive.

Ndërkohë, dita e pestë e protestës ka përfunduar me akuza të rënda mes partive politike. LSDM dhe BDI akuzuan se incidenti tek sheshi “Skenderbeu” ishte një skenar nga koalicioni VMRO-ASH-Levica për të tensionuar situatën dhe për të nxitur tensione ndëretnike. Ndërkohë, nga ASH dhe Lëvizja BESA kanë theksuar se skenaret e tilla pikërisht po inskenohen nga ana e pushtetit, nga koalicioni LSDM dhe BDI.

hristijan mickoski proteste ne shkup propozimi francez

Sondazh

Poll