Bota

Me armë në dorë, kush është shqiptari që kërcënoi protestuesit me jetë në Shkup, PAMJET nga momenti

Siç duket edhe nga pamjet, Isuf Koka, pronari i dy bizneseve në zonën ku po zhvillohej protesta ka nxjerrë një armë dhe ka nisur që të qëllojë. Në një moment, një person i veshur me të zeza, i ka dalë para, por ende nuk dihet se cili është roli i tij.

6 Korrik 2022, 22:48 Nga k.m.
Me armë në dorë, kush është shqiptari që
Isuf Koka

SHKUP- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar sot në protestën e zhvilluar në Shkup kundër propozimit francez. Siç duket edhe nga pamjet, Isuf Koka, pronari i dy bizneseve në zonën ku po zhvillohej protesta ka nxjerrë një armë dhe ka nisur që të qëllojë. Në një moment, një person i veshur me të zeza, i ka dalë para, por ende nuk dihet se cili është roli i tij. Ka qenë efektiv i veshur si civil, apo është ndonjë i afërm i shqiptarit. 


Shefi i opozitës VRMO-DPMNE, Hristijan Mickoski tha se plumbat ishin për të, e se sot ishte tentuar vrasja e tij, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që ai të ketë dalë për të mbrojtur biznesin e tij, pasi u sulmua bashkë me të shqiptarëve të tjerë. Bashkë me ta, me gurë u qëllua edhe drejt bustit të Skënderbeut.

isuf koka proteste ne shkup

Sondazh

Poll