Bota

Ka madhësinë e një autobusi! Asteroidi "2002 NF" kaloi midis Tokës dhe Hënës

Asteroidi i quajtur "2002 NF" kaloi në mënyrë të sigurtë në planetin tonë.

7 Korrik 2022, 07:47 Nga s.s
Ka madhësinë e një autobusi! Asteroidi "2002 NF" kaloi
Asteriod

SHBA- Një asteroid me madhësinë e një autobusi ose kontejneri transporti ka kaluar midis Tokës dhe Hënës gjatë mbrëmjes së kaluar, duke arritur vetëm 90,000 kilometra ose rreth 23% e distancës mesatare Tokë-Hënë.

'Protothema' raporton se deri para disa ditësh asnjë astronom nuk e kishte idenë se asteroidi po afrohej, por asteroidi i quajtur "2002 NF" kaloi në mënyrë të sigurtë në planetin tonë.

Astronautët zbuluan asteroidin në datën 4 korrik përmes teleskopit Pan-STARRS në Hawaii. Gjatësia e asteroidit vlerësohet të jetë midis 5.5 dhe 12.5 metra.

Për shkak të madhësisë së tij të vogël, asteroidi nuk plotësonte kriteret e NASA-s për t'u konsideruar "potencialisht i rrezikshëm" për planetin tonë, pasi për një emërtim të tillë do të duhej të ishte të paktën 140 metra. Ai kryen një orbitë rreth Diellit çdo gjashtë vite.

asteroid

Sondazh

Poll