Bota

VIDEO/ Protestuesit maqedonas i sulmuan biznesin, shqiptari shkrep armën

Koha.net shkruan se mbështetësit e VMRO-DPMNE sulmuan edhe bizneset, mes tyre edhe të shqiptarëve.

7 Korrik 2022, 01:41 Nga I.A
VIDEO/ Protestuesit maqedonas i sulmuan biznesin, shqiptari shkrep armën
pamje nga ngjarja

SHKUP- Protesta e opozitës maqedonase kundër propozimit francez, u shoqërua me incidente në Shkup. Koha.net shkruan se mbështetësit e VMRO-DPMNE sulmuan edhe bizneset, mes tyre edhe të shqiptarëve. Pronari i hotel De Koka, Isuf Koka u arrestua nga policia maqedonase pasi gjuajti dy-tre plumba në ajër, kur hoteli i tij dhe dy dyqanet në sheshin Skenderbeu u sulmuan nga protestuesit maqedonas.

Dhjetëra huliganë maqedonas filluan të gjuanin gur në drejtim të dyqaneve te parkingu i Skenderbeut, ndërsa u dëmtuan edhe disa vetura të parkuara. Pasi policia po reagonte me vonesë dhe turma tentoi të futet në Çarshi, pronari i hotel De Koka dhe dy dyqaneve tjera, Isufi nxori pistoletën me leje dhe gjuajti dy-tre plumba në ajër.

Protestuesit u larguan, ndërsa pas disa minutave, ai u arrestua. Në ndërkohë, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, është munduar që nëpërmjet këtij incidenti, ta kthejë vëmendjen nga ai. Në profilin e tij në Facebook, Mickoski shkruan se “ky është personi që sonte deshi të më vrasë”.

Megjithëse e vërteta është krejtësisht tjetër – në kohën kur Mickoski dhe turma e madhe kaloi urën dhe arritën gati te Ministria e Punëve të Jashtme, dhjetëra huliganë provokuan situatën në Çarshi dhe Isufi gjuajti në mbrojtje të pronës private.

proteste ne shkup

Sondazh

Poll