Bota

Shpërthejnë zjarret në Greqi, një zjarrfikës humb ndjenjat në krye të detyrës

Protothema shkruan se shpërthimet janë shkaktuar nga shtimi i intensitetit të erërave që fryjnë në zonë, për këtë arsye është dashur ndërhyrja e katër avionëve zjarrfikës dhe tre helikopterëve.

6 Korrik 2022, 22:16 Nga I.A
Shpërthejnë zjarret në Greqi, një zjarrfikës humb
Foto ilustruese

GREQI- Shpërthimet e zjarrit në Greqi u përballën menjëherë nga forcat e zjarrfikësve tokësorë dhe ajrore. Protothema shkruan se shpërthimet janë shkaktuar nga shtimi i intensitetit të erërave që fryjnë në zonë, për këtë arsye është dashur ndërhyrja e katër avionëve zjarrfikës dhe tre helikopterëve.

Forcat tokësore që veprojnë përbëhen nga 104 zjarrfikës me katër ekipe divizionesh këmbësorie dhe 32 automjete. Ndërkohë që një makinë zjarrfikëse ka mbetur e bllokuar për pak kohë shumë pranë frontit të zjarrit, për pasojë një zjarrfikës ka humbur ndjenjat. Zjarrfikësi është dërguar në spital dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

zjarr ne greqi

Sondazh

Poll