Bota

Protestam BDI: Incidenti i inskenuar nga aktivistët e koalicionit Aleanca – VMRO – Levica

Alsat.mk shkruan se sipas BDI-së, veprimet në protestën e sotme në ishin antieuropiane dhe të nxitura nga elementet pro ruse.

6 Korrik 2022, 23:09 Nga I.A
Protestam BDI: Incidenti i inskenuar nga aktivistët e koalicionit Aleanca
Pamje nga protesta

SHKUP- BDI përmes një njoftimi me shkrim ka dënuar incidentet që ndodhën në protestën e sotme në Maqedoninë e Veriut. Alsat.mk shkruan se sipas BDI-së, veprimet në protestën e sotme në ishin antieuropiane dhe të nxitura nga elementet pro ruse.

“Incidenti midis aktivistëve të VMRO-së, Levicës dhe Aleancës nuk ka se si mos të konsiderohet i paramenduar dhe i planifikuar nga ky koalicion pasi që protagonistë ishin pikërisht këto tre parti dhe përkrahësit e tyre. Personi që sulmoi partnerët e koalicionit sonte, dje bënte fushatë bashkë me të vëllain për VMRO-në, ndërsa sot është funksionar i VMRO-së, drejtor i Higjienës Komunale në Shkup. BDI fton për gjakftohtësi dhe mosnxitje të incidenteve ndëretnike dhe dhunës në protesta. Forcat antieuropiane nuk do të ngadhënjejnë sepse vendi ynë është në NATO dhe qytetarët e duan Europën” thuhet në reagimin e BDI-së.

Nën moton “Ultimatum – Jo faleminderit” përpara Qeverisë , edhe sot ka vazhduar protesta kundër pranimit të “propozimit francez” për heqjen e vetos bullgare dhe fillim të bisedimeve të Maqedonisë së Veriut me BE-në.

proteste ne shkup negociatat me be 2022

Sondazh

Poll