Bota

VIDEO/ Protesta në Shkup, protestuesit hedhin gurë drejt statujës së Skënderbeut

Sonte protestuesit filluan të gjuajnë me gura e mjete të tjera statujën e heroit tonë kombëtar Skenderbeu.

6 Korrik 2022, 22:42 Nga I.A
VIDEO/ Protesta në Shkup, protestuesit hedhin gurë drejt statujës
Pamje nga protesta

SHKUP- Protesta në Maqedoninë e Veriut kundër propozimit frances ka agravuar në Shkup. Sonte protestuesit filluan të gjuajnë me gura e mjete të tjera statujën e heroit tonë kombëtar Skenderbeu.

Sipas mediave maqedonase protestuesit janë ndeshur me qytetarët shqiptarë dhe protestuesit duan të futen drejt Çarshisë së Vjetër të Shkupit.

Nën moton “Ultimatum – Jo faleminderit” përpara Qeverisë , edhe sot ka vazhduar protesta kundër pranimit të “propozimit francez” për heqjen e vetos bullgare dhe fillim të bisedimeve të Maqedonisë së Veriut me BE-në.

protesta ne shkup negociatat me be 2022

Sondazh

Poll