Bota

Protesta në Shkup/ Mickoski publikon foton e një personi me armë: Ka dashur të më vrasë

Hristijan Mickoski ka kërkuar nga MPB dhe ministri Spasovski që të veprojnë dhe të arrestohet ky person.

6 Korrik 2022, 22:12 Nga k.m.
Protesta në Shkup/ Mickoski publikon foton e një personi me armë:
Hristijan Mickoski

SHKUP- Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka publikuar një fotografi ku shihet një person me pistoletë në dorë, që sipas tij ka dashur ta vrasë. Mickoski përmes rrjetit social “Facebook” ka kërkuar nga Ministria e Brendshme dhe ministri Spasovski që të veprojnë dhe të arrestohet ky person.

"Ky është njeriu që do të më vriste sonte. Kërkoj që menjëherë të ndalohet nga Spasovski dhe MPB!”,-ka shkruar ai.

Ai shton se e gjithë kjo ishte vendosur nga qeveria, pasi policia nuk ishte aty në momentin që u shfaq grupi dhe njëri prej tyre filloi të qëllonte.

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani tha se do të ketë tensione ndëretnike nëse propozimi nuk kalon. Kovaçevski dhe Spasovski po ndërtojnë një kontekst militant, pati një njoftim për kokteje molotovi, për viktima dhe pasi dështuan, tashmë arritën në kulmin e monstruozitetit ku duhej humbur një jetë njerëzore për të qëndruar në pushtet. Shihni këtë armë dhe shikoni njerëzit që nuk kanë frikë prej saj. Kjo armë është përballë njerëzve. Ajo kishte për qëllim humbjen e një jete të pafajshme njerëzore,”-shtoi ai në një deklaratë për shtyp.

Nga ana tjetër, BDI përmes një komunikate me shkrim thotë se dënon incidentet në protestat anti evropiane të nxitura nga elementet pro ruse.

hristijan mickoski prostesta ne shkup

Sondazh

Poll