Sport

Bordeaux, klubi 6 herë kampion i Francës, mund të përfundojë në ligën e pestë...

Klubi i njohur në vitin 1996, ra në nivelin e dytë, por borxhet prej 40 milionë eurosh e shtynë klubin në divizionin e tretë.

6 Korrik 2022, 07:32 Nga DOSJA

Bordeaux, klubi 6 herë kampion i Francës, mund të

FRANCE - Komiteti i Apelit, i drejtorisë kombëtare për kontrollin e menaxhimit, organi që shqyrton llogaritë e klubeve franceze, hodhi poshtë ankesën e paraqitur nga klubi i Bordeaux, stema historike i futbollit të këtij vendi, do të duhet të luajë në ligën e pestë të futbollit francez, sezonin e ardhshëm.

Në fushë, Bordeaux, gjashtë herë kampion i Francës dhe finalist i Kupës UEFA në vitin 1996, ra në nivelin e dytë, por borxhet prej 40 milionë eurosh e shtynë klubin në divizionin e tretë.

Gerard López, pronar i Bordeaux, nuk ishte në gjendje të bindte jurinë e DNCG për të mbajtur klubin në Ligue 2, pasi borxhet prej 18 milionë eurosh nuk janë shlyer ende.

Madje, shtypi francez e konsideron si “shumë të mundshme” rënien e Bordos në niveli i pestë të futbollit francez, nëse shpallet falimentimi i klubit.

Bordeaux, klubi 6 herë kampion i Francës, mund të

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll