Bota

Çfarë po ndodh me Brad Pitt, aktori vuan nga sëmundja e rrallë, nuk njeh as familjen e tij

Me kalimin e kohës, kjo gjendje përkeqësohet, duke krijuar vështirësi të mëdha që personi të njohë edhe njerëzit e tij.

6 Korrik 2022, 16:03 Nga e.k
Çfarë po ndodh me Brad Pitt, aktori  vuan nga sëmundja e
Brad Pitt

SHBA- Ylli Hollivudian Brad Pitt ka folur hapur për jetën e tij personale dhe problemet shëndetësore teksa ka treguar se vuan nga 'agnozia personale' një sëmundje që njihet ndryshe dhe si verbëria e fytyrës që nuk të lejon të njohësh apo të kuptosh tiparet. 

Sipas mediave të huaja, Brad Pitt nuk është diagnostikuar zyrtarisht me këtë gjendje, ai beson se vuan prej vitesh dhe në fakt, ka frikë se njerëzit nga mjedisi i tij do të mendojnë se ai është i përmbajtur ose i shmang ata. 

“Askush nuk më beson kur flas për këtë. Unë me të vërtetë dua të takoj një person që ka të njëjtën gjendje", u shpreh Pitt.

Në një intervistë të mëparshme ai është shprehur se shumë njerëz e urrejnë tani, sepse mendojnë se nuk i respekton, sepse për shembull ai mund të mos i përshëndesë nëse i sheh jashtë. 

“Ata mendojnë se nuk i respektoj. Shpresoj se në një moment ata do ta kuptojnë se nuk po i neglizhoj. Më duhet vetëm një dorë ndihme ”, tha ai për Esquire.

Megjithatë, sipas shkencëtarëve, psikologjia e individit luan një rol shumë të rëndësishëm në këtë gjendje dhe përkeqësimin e saj. Për Brad Pitt, një justifikim i tillë do t'i përshtatej, duke pasur parasysh se ai doli nga një divorc i vështirë me Angelina Jolie , ku ndaj saj ka edhe një mosmarrëveshje ligjore për pasurinë e Miraval.

Me kalimin e kohës, kjo gjendje përkeqësohet, duke krijuar vështirësi të mëdha që personi të njohë edhe njerëzit e tij. Shumë njerëz me këtë gjendje madje e kanë të vështirë të njohin familjen, partnerin apo edhe miqtë e tyre dhe përpiqen të gjejnë mënyra alternative për t'i kujtuar ata, si mënyra se si ecin, zëri i tyre apo flokët e tyre.

brad pitt shba

Sondazh

Poll