Bota

Habit zyrtari çeçen: Nëse Putin na e lejon ne do të arrijmë në Berlin

Ai tha se forcat çeçene që mbështesin Rusinë po e bëjnë këtë kryesisht për të mbrojtur Islamin dhe theksoi se nëse Putin nuk i ndalon ata mund të arrijnë në Berlin.

6 Korrik 2022, 15:05 Nga d.a.
Habit zyrtari çeçen: Nëse Putin na e lejon ne do të
Magomed Daudov

RUSI- Një  video është publikuar gjatë mbrëmjes së djeshme ku kryetari i parlamentit çeçen Magomed Daudov ka folur me gazetarët.

Sipas Skynews, ai tha se forcat çeçene që mbështesin Rusinë po e bëjnë këtë kryesisht për të mbrojtur Islamin dhe theksoi se nëse Putin nuk i ndalon ata mund të arrijnë në Berlin.

"Derisa Vladimir Putin të na ndalojë, inshallah [në dashtë Zoti] ne do të arrijmë në Berlin. Ne do të fitojmë, nuk ka dyshim për këtë."-tha ai.

Ndërsa konsiderohet e pamundur që komente të tilla të jenë një pasqyrim i saktë i strategjisë aktuale të Vladimir Putin, ato ofrojnë një pasqyrë të mendësisë së disa prej atyre që luftojnë në emër të Rusisë në Ukrainë.

magomed daudov lufta ukraine-rusi vladimir putin

Sondazh

Poll