Bota

Sarrazin: Maqedonia e Veriut më në fund mund t’i fillojë negociatat për anëtarësim për të cilën po punohet që 17 vjet

E gjithë qeveria federale e Gjermanisë dhe unë personalisht, tha ai, avokojmë që perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor të jetojë në mënyrë aktive.

6 Korrik 2022, 14:30 Nga d.a.
Sarrazin: Maqedonia e Veriut më në fund mund t’i fillojë
Manuel Sarrazin

MAQEDONIA E VERIUT- Gjuha maqedonase dhe identiteti maqedonas janë ruajtur me propozimin francez për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në, thotë përfaqësuesi special gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, i cili sot ndodhet në Shkup.

E gjithë qeveria federale e Gjermanisë dhe unë personalisht, tha ai, avokojmë që perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor të jetojë në mënyrë aktive.

Maqedonia e Veriut, sipas tij, në ditët në vijim mund të japë një kontribut të rëndësishëm që e gjithë kjo perspektivë të jetësohet duke e pranuar propozimin.

Kur e pashë atë që shkruhet në dokumentin e fundit, siç e lexova, është vërtet një kompromis dhe edhe një herë janë marrë parasysh kërkesat e qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe mendoj se kjo është një shenjë se Evropa mund të punojë këtu. Një kompromis nuk është kurrë perfekt, mendoj se të gjitha palët e shohin kështu, por ky propozim parashikon që procesi i negociatave të anëtarësimit të fillojë menjëherë pas pranimit të kësaj marrëveshjeje pa vonesa të mëtejshme dhe pa mundësi ngërçesh. Maqedonia e Veriut më në fund mund të fillojë negociatat e anëtarësimit, për të cilat punohet këtu për 17 vjet”, tha Sarrazin.

Propozimi i ardhur nga presidenti francez Emmanuel Macron pritet t'i japë zgjidhje konflikteve historike mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Opozita maqedonase është shprehur skeptike për këtë propozim duke thirrje dhe protesta kundër qeverisë. Në vitin 2020, Bullgaria vendosi VETO-n duke bllokuar fillimin e bisedimeve të pranimit në BE për Maqedoninë e Veriut mbi mosmarrëveshjet historike midis dy vendeve. Kushtet e Bullgarisë për heqjen e saj ishin respektimi i qëndrimit kornizë, përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e RMV-së, në mënyrë që të mbrohen të drejtat e tyre dhe së treti, të zbatohej marrëveshja e fqinjësisë. Ndërkohë një javë më parë parlamenti bullgar vendosi të heqë veton duke i hapur rrugën edhe Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit drejt BE-së.

manuel sarrazin ne shkup propozimi francez

Sondazh

Poll