Bota

U tha se do të ketë një takim Kosovë-Serbi në Bruksel, Vuçiç: Nuk di gjë, Kurti largohet nga biseda gjithmonë

Vuçiç ka mohuar se ka një axhendë të përcaktuar në lidhje me kvtë takim, madje ai ka akuzuar Kurtin se po i shmanget dialogut dhe marrëveshjeve dypalëshe.

6 Korrik 2022, 14:35 Nga d.a.
U tha se do të ketë një takim Kosovë-Serbi në Bruksel,
Lajcak, Kurti dhe Vucic

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka folur rreth një takimi të mundshëm brenda muajit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Bruksel.

Vuçiç ka mohuar se ka një axhendë të përcaktuar në lidhje me kvtë takim, madje ai ka akuzuar Kurtin se po i shmanget dialogut dhe marrëveshjeve dypalëshe.

Nuk është e vërtetë, as që më ka pyetur askush. Unë nuk ik nga asnjë takim, kryesisht ai ka ikur nga takimet, unë nuk ik nga takimet”, tha Vuçiç.

Në fillim të muajit i dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak u shpreh se brenda muajit korrik do të zhvillohet një takim mes Kurtit dhe Vuçiçit në Bruksel. Ndërkohë dy ditë më parë këtë lajm e konfirmoi edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

Ky është një proces që po vazhdon dhe vazhdon në nivel të shefave të delegacioneve, por besoj që gjatë korrikut, por kjo varet nga ana e ndërmjetësuesve, do të ketë edhe një takim mes liderëve”, deklaroi Osmani në Slloveni gjatë një konference të përbashkët për media me presidentin slloven.

dialogu kosove-serbi aleksandër vuçiç albin kurti

Sondazh

Poll