Bota

Deklarata e Vulin për vizitën e tij, Abazoviç: Çdo qeveri ka "vulinët e vetë", është mirë t'i injorojmë

Pas vizitës dyditore të Abazoviçit në Serbi Vulin tha se nuk ka asgjë historike në të madje dërgoi dhe një mesazh për deputetët malazez për të cilët tha se nuk kanë “çfarë kërkojnë në Serbi”.

6 Korrik 2022, 15:44 Nga d.a.
Deklarata e Vulin për vizitën e tij, Abazoviç: Çdo
Dritan Abazoviç

MAL I ZI- Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç ka komentuar deklaratat e ministrit të brendshëm të Serbisë Aleksandër Vulin për të cilat tha se ai i injoron pa asnjë lloj problemi.

Pas vizitës dyditore të Abazoviçit në Serbi Vulin tha se nuk ka asgjë historike në të madje dërgoi dhe një mesazh për deputetët malazez për të cilët tha se nuk kanë “çfarë kërkojnë në Serbi”.

Sipas mediave vendase, i pyetur se pse Qeveria nuk foli pas deklaratës së Vulin, Abazoviç tha se se nuk është diçka që e shqetëson pasi çdo qeveri ka "vulinët" e vetë.

"Qeveria bëri përpjekje për ta zgjidhur atë problem dhe për të eliminuar pasaktësinë që ekzistonte sipas deputetit. Ky është suksesi i qeverisë. Sa për Vulin, çdo qeveri ka 'vulinët' e vet. Më besoni, mënyra dhe përgjigja më e mirë për njerëz të tillë është t'i injorojmë. Sa më shumë t'u kushtojmë rëndësi, aq më aktivë do të jenë në ato deklarata", tha Abazoviç.

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandër Vulin, ka vlerësuar se vizita e kryeministrit të Malit të Zi Dritan Abazoviç në Serbi “nuk paraqet asnjë moment historik”. Në një postim në faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Vulin tha se Abazoviç është i mirëpritur në Serbi, por se do të ishte i lumtur ta shihte Malin e Zi të bënte një hap që nuk është antiserb.

dritan abazoviç aleksander vulin

Sondazh

Poll