Bota

Ishte vetëm 13 muajsh, shënohet vdekja e parë e një fëmije në Greqi nga hepatiti akut

Bëhet fjalë për një fëmijë 13 muajsh, i cili u shtrua në një klinikë private pediatrie për shkak të temperaturës dhe letargjisë prej dy ditësh që nga e hëna.

6 Korrik 2022, 14:44 Nga d.a.
Ishte vetëm 13 muajsh, shënohet vdekja e parë e një
bebe, foto ilustruese

GREQI- Sot në Greqi është shënuar vdekja e parë e një fëmije e lidhur me hepatitin e rëndë akut me etiologji të panjohur. Bëhet fjalë për një fëmijë 13 muajsh, i cili u shtrua në një klinikë private pediatrie për shkak të temperaturës dhe letargjisë prej dy ditësh që nga e hëna. 

Sipas mediave vendase, nga analizat e kryera u konstatua insuficiencë e mëlçisë dhe edemë cerebrale dhe me gjithë përpjekjet e mjekëve fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.

Pas njoftimit të rritjes së rasteve me hepatit akut me etiologji të panjohur në Mbretërinë e Bashkuar, sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, janë regjistruar 920 raste të ngjashme në 33 vende të botës. Nga rastet e mundshme të raportuara në mbarë botën, 45 (5%) kërkuan transplantim të mëlçisë dhe 18 (2%) rezultuan. Vihet re se javët e fundit ka një rënie të vazhdueshme të incidenteve në nivel ndërkombëtar.

Deri më sot, në vendin tonë janë raportuar 11 raste të tjera, të cilat plotësojnë kriteret e një “rasti të mundshëm” të hepatitit akut me etiologji të panjohur tek fëmijët, sipas përcaktimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Këto raste nuk kanë kërkuar trajtim të veçantë, nuk kanë paraqitur komplikime dhe mbeten në gjendje të shkëlqyer.

hepatiti akut hepatiti ne greqi vdes femija nga hepatiti ne greqi

Sondazh

Poll