Bota

Pavarësia e SHBA-së, shqiptari nga Kosova qeras me pica policët dhe zjarrfikësit amerikanë

i drejton një biznes familjar, në qytetin e Houstonit, me emrin Brother’s Pizza. Kjo e fundit me rastin e përvjetorit të pavarësisë së SHBA-së ka shpërndarë pica falas për policinë dhe zjarrfikësit. Lala tha për mediat në Kosovë se është mirënjohës për vendin ku e ka kaluar gjysmën e jetës.

6 Korrik 2022, 14:42 Nga e.k
Pavarësia e SHBA-së, shqiptari nga Kosova qeras me pica policët
Shqiptari që shpërndan pica falas për policët amerikanë

SHBA- 4 korriku është një ditë feste jo vetëm për amerikanët por dhe për gjithë shqiptarët që jetojnë atje prej vitesh dhe kanë ndërtuar jetën dhe bizneset e tyre në “Tokën e Premtuar”. Një prej tyre është edhe Mergim Lala, nga Ferizaj i Kosovës i cili jeton prej më shumë se tre dekadash në Houston të Texasit. Ai drejton një biznes familjar, në qytetin e Houstonit, me emrin Brother’s Pizza. Kjo e fundit me rastin e përvjetorit të pavarësisë së SHBA-së ka shpërndarë pica falas për policinë dhe zjarrfikësit. Lala tha për mediat në Kosovë se është mirënjohës për vendin ku e ka kaluar gjysmën e jetës.

“Pavarësia e Amerikës është një festë, por edhe një ditë kur shfaqet edhe më tepër solidariteti dhe jemi mirënjohjes ndaj njëri-tjetrit. Me këtë veprim dëshiruam t’i falënderojmë ata që në shumë raste rrezikojnë jetën e tyre për të na mbrojtur neve, policët dhe zjarrfikësit”, tha Lala.

Lala u shpreh se aksione të ngjashme ka pasur edhe në të kaluarën dhe se nuk do të ndalen derisa do të ekzistojë piceria. Ndërkohë, policia e qarkut ka falënderuar shqiptarin për befasinë që u kishte përgatitur me rastin e ditës së shenjtë për amerikanët.

shba pavarsia e shba

Sondazh

Poll