Aktualitet

Aksioni në Tiranë, shkon në 10 numri i personave të arrestuar, dy të tjerë në kërkim

Mësohet se përveç dhjetë të arrestuarve, dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

6 Korrik 2022, 13:46 Nga F.M
Aksioni në Tiranë, shkon në 10 numri i personave të
Foto Ilusturuese

TIRANË- Ka shkuar në dhjetë numri i personave të vënë në pranga në kuadër të aksionit të nisur mëngjesin e sotëm nga Prokuroria dhe Krimi Ekonomik. Mësohet se përveç dhjetë të arrestuarve, dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Njëri prej të arrestuarve është Drejtori i varrezave të Tufinës, Eliodor Ndini. 

Drejtori në bashkëpunim me të tjerë kërkonin nga qytetarët 50 mijë lekë të reja për një vend në varreza. Operacioni po zhvillohet ende dhe ka nisur në bazë të një procedimi të nisur nga krimi Ekonomik i Policisë Tiranë për Drejtorinë e Varrezave në Tufinë.

aksion ne tirane

Sondazh

Poll