Aktualitet

Drogë dhe grabitje, arrestohen tre persona, njëri u kap i dehur në timon

Të riut me inicialet E. H., 25 vjeç iu gjet një sasi kanabisi.

6 Korrik 2022, 13:15 Nga F.M
Drogë dhe grabitje, arrestohen tre persona, njëri u kap i dehur
Policia e Tiranës

TIRANË- Tre persona janë vënë në pranga pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Në njoftimin zyrtar thuhet se G. N., 33 vjeç, banues në Tiranë u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur. G. M., 22 vjeç, banues në Elbasan janë arrestuar pasi pasi dyshohet se në Golem, kanë vjedhur portofolin e M. Sh. Të riut me inicialet E. H., 25 vjeç iu gjet një sasi kanabisi. 

Njoftimi i policisë Tiranë

Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizk nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin G. M., 22 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se në Golem, ka vjedhur portofolin e shtetasit M. Sh. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin G. N., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

policia e tiranes

Sondazh

Poll