Politike

7 korriku, Kryemadhi fton socialistët: Ju që jeni të zhgënjyer, dilni në shesh!

Ajo shtoi se qeveria e kryeministri Edi Rama duhet të vendosen me shpatulla pas murit nga vetë qytetarët. 

6 Korrik 2022, 13:36 Nga F.M
7 korriku, Kryemadhi fton socialistët: Ju që jeni të
Monika Kryemadhi

TIRANË- Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u bëri thirrje socialistëve të zhgënjyer që të marrin pjesë në protestën e 7 korrikut. Duke folur në MCN Live Kryemadhi tha se opozita do të ketë strategji dhe jo inflacion denoncimesh. Ajo shtoi se qeveria e kryeministri Edi Rama duhet të vendosen me shpatulla pas murit nga vetë qytetarët. 

"7 korriku s’ka të bëjë me opozitën, ka të bëjë me sensibilizimin e çdo njeriu nëse ndihet i varfër, sepse çmimi i naftës është edhe për socialistët. Nuk është politike, ekonomia. Varfëria kap edhe ata që s’kanë shkuar kurrë të votojë. E gjitha kjo do shkojë me strategji, inflacion denoncimesh s’do ketë. Qeveria e Ramës është xham i blinduar. Nuk e thyen një pikë uji e vetme. Protestat sot janë të domosdoshme, sidomos 7 korriku është i domosdoshëm, u bëj thirrje edhe socialistëve të zhgënjyer të jenë atje. Edi Rama ka uzurpuar PS-në. Forca s’është në 7 korrik, por te zgjedhjet lokale, te padia që firmos. Sa do të ushtrosh vullnetin qytetar ndaj SPAK-ut që të thërrasë Veliajn në SPAK. Pse e ke firmosur. Patjetër që do të ketë prova të tjera, padia do të hartohet këto ditë. Faturat duam t’ia bëjmë gati SPAK-ut, vetëm të verifikojë. Për protestën e nesërme është momenti dhe shansi për këdo. Edhe bizneset e vogla, nëse kanë për të dalë të dalin, fermerët të dalin. Opozitarizmi i kaluar dëmtoi ndjenjën e protestës te qytetarët, sepse shkonte bënte pazare Basha. Prandaj strategjia e opozitës duhet të jetë e ndërthurur, protestë, prezencë në Parlament, me padi. Të vendoset me shpatulla pas murit sistemin e drejtësisë, që mos fshihet pas fakteve. Firma e Veliajt është aty,"- tha Kryemadhi. 

Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar se më 7 korrik do të organizojë një protestë kundër qeverisë së Edi Ramës. Sipas Berishës, Rama është fajtor për situatën në të cilën ndodhet Shqipëria. Ai ka thënë gjithashtu se selia blu do të jetë çdo ditë e hapur për çdo qytetar që kërkon të bëjë një denoncim.

monika kryemadhi protesta e pd 7 korrik 2022

Sondazh

Poll