Aktualitet

Dhunonte brutalisht gruan, arrestohet shqiptari në Itali

31 Korrik 2019, 17:10 Nga DOSJA
Dhunonte brutalisht gruan, arrestohet shqiptari në Itali

ITALI- Një shqiptar është vënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet për dhunë në familje.

Sipas raportimit të medieve të huaja, bëhet me dije se i arrestuari është shtetasi L.V, 36-vjeç, banues në Sacile.

Mësohet se keqtrajtimet kanë filluar në vitin 2014. Kur në drejtimet gruas, shtetasi adresonte grushta dhe shuplaka në fytyrë dhe në të gjithë trupin, por edhe poshtërime të llojeve të ndryshme.

Në disa raste burri kishte kërcënuar gruan që të largohej nga shtëpia me djalin e saj të vogël; një herë tjetër e kishte detyruar që ajo të kryente marrëdhënie seksuale kundër vullnetit të saj.

Por, për t’i shpëtuar tërbimit të burrit të saj, herë pas here gruaja u strehua edhe nga fqinjët.

Por pas denoncimeve të fqinjëve, policia ndërhyri për arrestimin e tij, por ai kishte kërcënuar me dëmtime të vetvetes.

Shqiptari aktualisht është në burg në Santa Maria Maggiore, në dispozicion të autoritetit gjyqësor për t’u njohur më pas me masën e dënimit.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet nje shqiptar dhune ne familje itali arrestohet nje shqiptar dhune ne familje itali

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Korrik 2019, 16:58

ANGLI- Mediat në Londër kanë publikuar sot listën e disa kriminelëve më të rrëzikshëm në Angli, ku nuk kanë munguar në listë dhe shqiptarët. Në këtë listë janë ...