Aktualitet

Abuzuan me të miturin, Policia: E shantazhuan me video, vodhën dhe 5 mijë euro bizhuteri

31 Korrik 2019, 14:32 Nga DOSJA
Abuzuan me të miturin, Policia: E shantazhuan me video, vodhën dhe 5

TIRANË- Policia e Tiranës ka zbardhur ngjajren e rëndë të ndodhur sot, ku tre perosna dy të rinj dhe një 45-vjeçar dyshohet se kanë abuzuar seksualisht me një të mitur. Sipas një njoftimi nga Policia mësohet se këta tre persona kanë shantazhuar me një video 13-vjeçarin, duke i thënë se do bënin public pamjet intime që kishin me të.

E gijithë kjo video ishte për të vjedhur një banesë, të cilës në fund i morën 5000 euro bizhteri. “Këta shtetas në bashkëpunim me njëri – tjetrin kanë kryer vjedhjen e banesës së një shtetaseje, ku kanë marrë bizhuteri me vlerën rreth 5000 euro”, shkruajnë më tej blutë e Tiranës.

NJOFTIMI I PLOTË

Zbardhet vjedhja e bizhuterive me vlerë rreth 5000 euro, në banesën e një shtetaseje. Zbardhet dhe dokumentohet mekanizmi dhe metodat e ndjekura për të kryer vjedhjen. Në pranga 2 shtetas dhe 1 tjetër shpallet në kërkim, pasi dyshohet se kanë shantazhuar një të mitur për ta përdorur për të kryer vjedhjen.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasve: V. H., 20 vjeç dhe F. H, 21 vjeç, Tiranë, si dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin B.M., 46 vjeç, të tre banues në Kombinat, Tiranë. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri – tjetrin kanë kryer vjedhjen e banesës së një shtetaseje, ku kanë marrë bizhuteri me vlerën rreth 5000 euro.

Gjithashtu nga hetimet e kryera nën drejtimin e Prokurorisë, dyshohet se këta shtetas, po në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shantazhuar një të mitur 13 – vjeçar se do t’i publikonin një video intime që ia kishin bërë, me qëllin që ta përdorin këtë për të realizuar vjedhjen e banesës. Për arsye hetimore nuk jepen të dhëna të tjera.

Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bledar matja fatmir haxhiu perdhunimi ne tirane perdhunohet 13 vjecari valter hysja bledar matja fatmir haxhiu perdhunimi ne tirane perdhunohet 13 vjecari valter hysja

Sondazh

Poll