Aktualitet

Korça dridhet sërish/ Tërmeti dëmton 12 shtëpi, banorët në panik dalin rrugë. Prefekti: S’ka raportim për dëme

31 Korrik 2019, 14:29 Nga DOSJA
Korça dridhet sërish/ Tërmeti dëmton 12 shtëpi,

KORÇË– Rikthehen sërish dridhjet e tokës në qytetin e Korçës. Tre lëkundje të njëpasnjëshme janë ndjërë sot në këtë qytet. Sipas IGJEUM tërmeti më i fuqishëm ka qenë me mangitutë 4.7 ballë me epiqendër, ishte 11 kilometra nga qyteti i Korçës, në fshatin Nikolicë.

Po ashtu kjo lëkundje është pasur nga dy të tjera, një 3.5 dhe një 2.5 ballë i shkallës rihter. Por tërmetet nuk kanë ndalur, pasi lëkundjet kanë vijuar për disa orë duke rregistruar 10 të tilla pasdite. 

Banorët teksa kanë ndjerë që shtepitë e tyre po dridheshin i kanë braktisur ato dhe po qëndrojnë në rrugë. Ata shprehen se janë të rrezikuar nga lëkundje të tjerë që mund të vijnë më pas.

Sipas Emergjencave Civile të ministrisë së Mbrojtjes, deri më tani nuk janë raportuar dëme materiale. Të njëjtën gjë pohoi dhe Prefekti i Korçës në një bisedë telefonike me Dosja.al, ku tha se “nga raportimet e para nuk ka asnjë dëmtim”. Por banorët për mediat kanë thënë se shtëpitë e tyre janë dëmtuar, raportohet për 12 të tilla.

Ky tërmet vjen pak ditë pas alarmit të ngritur nga Presidenti Ilir Meta, i cili u kishte dërguar një letër institucioneve të tjera të merrnin masa. Sot Metës i ësthë përgjigjur ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila tha kishte vëmendje maksimale ndaj fatkeqësive natyrore.

Ndërkohë, afro para dy muaj më parë banorët e Floqit në Korçë kanë braktisur banesat e tyre, pasi u goditën nga 16 tërmete të fuqishme brenda 7 orëve dhe lekundje të tjera më të lehta për disa ditë rresht. U dëmtuan 307 banesa, 97 prej tyre të shkatërruara. Banorët e kësaj zone, janë strehuar në çadrat e ngritura nga Forcat e Armatosura dhe EC.

(A.B. A.M. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dhori spirollari lekundje sizmike ne korce tërmetet në korçë dhori spirollari lekundje sizmike ne korce tërmetet në korçë

Sondazh

Poll