Aktualitet

Abuzim seksual me të miturin në Tiranë/ Përdhunuesit shantazh me video, pranga 2 të rinjve, në kërkim 45-vjeçari

31 Korrik 2019, 13:46 Nga DOSJA
Abuzim seksual me të miturin në Tiranë/ Përdhunuesit

TIRANË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë dhe është zbuluar pas një denoncimi të një qytetareje për vjedhje banese. Dy të rinj të moshës 20 dhe 21 vjeç dyshohet se kanë abuzuar seksualisht me një 13-vjeçar, të cilin e ftuan në shtëpinë e tyre me pretekstin për të luajtur lojra elektronike.

Pasi i mituri ka shkuar në banesën e tyre, dy të rinjtë kanë abuzuar seksualisht me të, ku i është bashkuar edhe 45-vjeçari. Madje i kanë bërë edhe video, me të cilën e kërcënonin më pas se do ta publikonin në rrjetet sociale nëse nuk u jepte 5 mijë euro.

Për të mos i nxjerrë videon, 13-vjeçari i ka dhënë çelësin e shtëpisë së tezes së tij, ku edhe po qëndronte. Ata kanë hyrë dhe kanë vjedhur bizhuteritë.

Ky ka qënë kyçi i gjithë ngjarjes, pasi kur e zonja e shtëpisë kishte ëvnë re se gjatë grabitjes brava e derës nuk ishte prekur dhe se askush nuk kishte tjetër çelës veç nipit të saj. Pasi është marrë në pyetje në praninë e një psikologeje, fëmija ka treguar të gjithë skenën e rëndë.

Menjëherë Policia është vënë në kërkim të të dyshuarve dhe ka arrestuar: Valter Hysjen, 20 vjeç dhe Fatmir Haxhiun, 21 vjeç. Ndërsa në kërkim është shpallur shtetasi Bledar Matja, 45 vjeç.

Por kjo nuk është e vetmja ngjarje e tillë që ka ndodhur kohët e fundit. Vetëm pak ditë më parë u bë publik lajmi se një 7-vjeçare nga Durrësi ishte përdhunuar në një shkollë nga një 18-vjeçar dhe një i mitur.

Një 18-vjeçar me probleme të shëndetit mendor u dhunua seksualisht nga një burrë, i cili i kërkoi ta shoqëronte në shtëpi në këmbim të 2 mijë lekëve të vjetra.

Po ashtu, rasti i Kavajës, tronditi opinionin publik pasi një grup djemsh të mitur kishin përdhunuar shoqen e tyre të klasës. Pas publikimit u mësua se vajza ishte nën presionin e shantazhit të të rinjve, për një video intime të saj me një djalë me të cilin kishte lidhje dashurore.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bledar matja fatmir haxhiu perdhunimi ne tirane perdhunohet 13 vjecari perdhunohet i mituri ne tirane valter hysja bledar matja fatmir haxhiu perdhunimi ne tirane perdhunohet 13 vjecari perdhunohet i mituri ne tirane valter hysja

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Korrik 2019, 11:58

GJERMANI– Një 33-vjeçar nga Kosova është arrestuar nga policia gjermane pasi ishte dëbuar një vit më parë.Ai u ndalua nga policia gjermane pasi ishte duk...