Aktualitet

Tërmet i fuqishëm në Korçë/ Banorët dalin në rrugë: Jemi të frikësuar, s’flemë dot në çadra

31 Korrik 2019, 16:30 Nga DOSJA
Tërmet i fuqishëm në Korçë/ Banorët dalin

KORÇË- Pas tërmetit të fuqishëm, 4.7 ballë, i cili u ndje këtë pasdite në Korçë, banorët kanë dalë në rrugë, duke lënë shtëpitë, pasi ndihen të frikësuar. Rreth 12 banesa kishin marrë dëmtime nga tërmeti i ndodhur më 1 Qershor në fshatin Qafëzezë të Korçës, ndërkohë që lëkundjet e forta të ditës së sotme i kanë dëmtuar akoma më shumë shtëpitë.

Banorët thonë se gjendja e shtëpive është e pabanueshme. Ata kërkojnë të merren masa, pasi janë me fëmijë të vegjël dhe se nuk mund ta kalojnë natën në çadra.

“Askush nuk po na vjen në ndihmë, nuk dimë çfarë të bëjmë, pasi kemi braktisut banesat nga frika mos na zënë brenda.

Nuk po merret asnjë lloj mase, deri më tani kanë ardhur dhe na kanë dhën vetëm premtime. Të merren masa, jemi me fëmijë dhe nuk flemë dot në çadra. Gjendja e shtëpisë është e pabanueshme. Jemi shumë të frikësuar dhe nga kjo kemi braktisur edhe banesat, po qëndrojmë jashtë tyre”, tha banorja.

Korça tronditet sërish. Dy tërmet janë shënuar gjatë ditës së sotme në këtë qytet. Një lëkundje është ndjerë paradite dhe një tjetër pasdite. Lëkundja e dytë ka qenë shumë e fortë 4.7 ballë dhe banorët janë ndjerë në rrezik dhe kanë braktisur banesat e tyre. Korça dhe në qershor u trondit nga tërmetet, ku u dëmtuan disa banesa. Qeveria ka premtuar që do t’i rindërtojë, por ende nuk banorët janë në qille të hapur.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet banoret ne korce tërmetet në korçë banoret ne korce tërmetet në korçë

Sondazh

Poll