Aktualitet

Tërmeti shkund Korçën, Prefekti Spirollari për Dosja.al: S’ka asnjë dëmtim, jemi në terren

31 Korrik 2019, 16:00 Nga DOSJA
Tërmeti shkund Korçën, Prefekti Spirollari për Dosja.al:

KORÇË- Prefekti i Korçës Dhori Spirollari, ka reaguar pas tërmetit të rënë në Korçë. Në një bisedë telefonike me Dosja.al, Spirollari ka bërë me dije se nga lëkundjet nuk është shënuar asnjë dëm

Ai u shpreh se të gjitha njësitë e emergjencave kanë nisur punën në terrën për verifikme, dhe deri tani nuk është identifikuar asnjë dëm.

Nuk ka dëmtime të raportuara deri tani, jemi duke marrë informacione dhe deri tani nuk ësthë raportuar asnjë dëmtim. Të parët që raportojnë janë kryetarët e fshatrave nga njësitë administrative. Nga nga kryetarët e bashkive, nga emergjencat civile, dhe deri tani nga të gjitha këto raporte që kemi nuk ka asnjë dëm. Ishte një tërmet 4.7 ballë dhe duke qenë se ka pasur goditje të tjera më të larta nuk kemi deri tani asnjë informacion për dëmtime. Vazhdojmë të shikojmë të kontrollojmë të gjithë territorin e prekur nga tërmeti”, tha Prefekti i Korçës për Dosja.al.

Korça tronditet sërish. Dy tërmet janë shënuar gjatë ditës së sotme në këtë qytet. Një lëkundje është ndjerë paradite dhe një tjetër pasdite. Lëkundja e dytë ka qenë shumë e fortë 4.7 ballë dhe banorët janë ndjerë në rrezik dhe kanë braktisur banesat e tyre. Korça dhe në qershor u trondit nga tërmetet, ku u dëmtuan disa banesa. Qeveria ka premtuar që do t’i rindërtojë, por ende nuk banorët janë në qille të hapur.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dhori spirollari prekfeti i korces termeti ne korce dhori spirollari prekfeti i korces termeti ne korce

Sondazh

Poll