Aktualitet

Merimanga e zezë dhe gjarpri pickojnë 15 persona në Fier

31 Korrik 2019, 14:11 Nga DOSJA
Merimanga e zezë dhe gjarpri pickojnë 15 persona në Fier

FIER– Teksa jemi në kulmin e sezonit veror problemet insektet dhe mungesa e kontrollit të zonës së infektuar po shqetëson shumë banorët e qytetit të Fierit.

Janë raportuar 9 raste brenda kësaj jave nga pickimi i merimangës së zezë.

Ndërkohë banorë të tjerë po drejtohen drejt spitali të Fierit, për shkak të pickimeve nga gjarpëri, zvarranikë dhe insekte të ndryshme.

Kryesisht banorët e pickuar vijnë nga zonat e Cakranit, Mallakastrës, dhe Roskovecit, ku pothuajse të gjithë banorët merren shumë me bujqësi.

Megjithatë mjekët kanë deklaruar se personat e pickuar nga këto insekte dhe zvarranikë janë jashtë rrezikut për jetën.

Mjekët thonë se të gjithë personat e pickuar nga merimanga dhe zvarranikët i kanë shpëtuar rrezikut nga vdekja, pasi kanë mbërritur shpejt në spital.

(A.C/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 15 persona ne spital fier merimanga e zeze 15 persona ne spital fier merimanga e zeze

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Korrik 2019, 11:58

GJERMANI– Një 33-vjeçar nga Kosova është arrestuar nga policia gjermane pasi ishte dëbuar një vit më parë.Ai u ndalua nga policia gjermane pasi ishte duk...