Aktualitet

VLORË/ Dhunoi kunatën, në pranga 28-vjeçari nga Burreli! 2 Të tjerë në hetim për ndërtim pa leje

Në gjendje të lirë do të hetohen një 33-vjeçar i identifikuar me inicialet E.S dhe një 44-vjeçar i identifikuar me inicialet K.Ç u kapën duke ndërtuar dy objekte, në Lukovë, pa lejen e organeve kompetente.

6 Korrik 2022, 09:54 Nga e.k
VLORË/ Dhunoi kunatën, në pranga 28-vjeçari nga Burreli! 2
Foto ilustruese

VLORË- Një 28-vjeçar i identifikuar me inicialet F.M banues në Burrel ka rënë në prangat e policisë së Vlorës pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së tij. Ndërkohë Policia e Vlorës ka proceduar në gjendje të lirë dhe dy qytetarë të tjerë pasi kishin ndërtuar pa leje në zonën e Lukovës.

Në gjendje të lirë do të hetohen një 33-vjeçar i identifikuar me inicialet E.S dhe një 44-vjeçar i identifikuar me inicialet K.Ç u kapën duke ndërtuar dy objekte, në Lukovë, pa lejen e organeve kompetente.

Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë dhe Prokurorisë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vihet në pranga 1 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë, shtetasin F. M., 28 vjeç, banues në Burrel, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DVP Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L. B., 54 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, ka përfituar një sipërfaqe toke.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Himarë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit E. S., 33 vjeç dhe K. Ç., 44 vjeç, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke ndërtuar dy objekte, në Lukovë, pa lejen e organeve kompetente.

Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë dhe Prokurorisë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

vlore policia e vlores

Sondazh

Poll