Aktualitet

Shembet një masiv shkëmbor në mes të rrugës, bllokohet aksi Burrel-Klos

Masivi shkëmbor është shembur në vendin e quajtur “Shkëmbi i kuq” në fshatin Suç. Fatmirësisht në momentin e shembjes së shkëmbit në rrugë nuk ka patur automjete.

6 Korrik 2022, 09:56 Nga A.B
Shembet një masiv shkëmbor në mes të rrugës, bllokohet
Shkembinj ne rruge

BURREL- Mëngjesin e sotëm është shembur masivi shkëmbi në aksin rrugor Burrel – Klos, duke rrezikuar automjetet që lëvizin në orët e mëngjesit. Masivi shkëmbor është shembur në vendin e quajtur “Shkëmbi i kuq” në fshatin Suç. Fatmirësisht në momentin e shembjes së shkëmbit në rrugë nuk ka patur automjete.

Qarkullimi është bllokuar në njërin kah lëvizjeje, ndërsa nuk ka ndërhyrje për largimin e gurëve për shkak se rruga ende nuk ka mirëmbajtje.

masiv shkembor ne rruge

Sondazh

Poll