Aktualitet

Bordi i karburanteve ndryshon sërish çmimet, ulet nafta e benzina

Çmimi i gazit vijon të jetë 80 lekë për litër.

6 Korrik 2022, 09:43 Nga F.M
Bordi i karburanteve ndryshon sërish çmimet, ulet nafta e benzina
Nafta

TIRANË- Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet. Mësohet se nga sot, nafta do të shitet me 243 lekë/litri, duke pësuar kështu një ulje me 9 lekë nga çmimi që iu vendos një ditë më parë. Edhe benzina është ulur me 12 lekë, pasi nga 241 lekë që ishte dje, sot do të shitet 229 lekë për litër. Çmimi i gazit vijon të jetë 80 lekë për litër.

Njoftimi:

Bordi i Transparencës në datë 6 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 243 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 231 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 229 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 217 ekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me pakicë 69 Lekë /litri.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 6 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë

cmimi i naftes ne shqiperi

Sondazh

Poll