Aktualitet

Kundërshtojnë urdhërin! Inxhinierët dalin në protestë para Kuvendit: S'është bërë për ne

Kjo protestë, është bërë para fillimit të mbledhjes së Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese ku diskutohet projektligji për Urdhrin e Inxhinierit

6 Korrik 2022, 10:00 Nga A.B
Kundërshtojnë urdhërin! Inxhinierët dalin në
Proteste

TIRANË- Një grup inxhinierësh dhe ekspertësh kanë protestuar ditën e sotme përballë kryesisë së Kuvendit. Kjo protestë, është bërë para fillimit të mbledhjes së Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese ku diskutohet projektligji për Urdhrin e Inxhinierit. Protestës i është bashkuar edhe deputeti demokrat Lefter Gështenja. Ata janë shprehur se urdhëri i inxhinierit është një iniciativë e qeverisë e se nuk është krijuar për ta. 

“Kjo nismë është iniciuar nga qeveria. Projektligji është antikushtetues, kontrollon licencat e inxhinierëve. Do vazhdoj ta kundërshtoj dhe në Komision, kemi pasur një sërë takimesh dhe dëgjesa në universitet, me inxhinierë dhe student që preken nga kjo iniciativë. Ky projektligj prek të gjithë inxhinierët, një vit pas miratimit të projektligjit bie licenca”, u shprehën ata. 

'Jemi këtu kundër projektligjit të propozuar për inxhinierët, dhe për ta treguar këtë jemi sot klëtu për të thënë që ky projektligj nuk është bërë ne, shpresojmë që deputetët të na dëgjojnë dhe të marin në konsideratë vullnetin tonë. Projektligji duhet anuluar, këtë ua kemi thënë me shkresa dhe me deklarata publike. Që në titullin e tij, thuhet se profesionin e inxhinierit do ta kontrollojnë vetëm një grup njerëzish, është ngritur një strukturë që e orienton punën e inxhinierëve në bazë të të grupi njerëzish. Është momenti për të bërë luftën tonë, projektligji është antikushtetues, pasi bie ndesh me nëj sërë ligjesh që janë miratuar më parë, dhe janë në fuqi”, u shpreh përfaqësuesja e inxhinierëve, ndërkohë që paralajmëron se në rastin që projektligji kalon në Kuvend, do ta çojnë çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

protesta e inxhiniereve

Sondazh

Poll