Bota

Trafikanti më i rëndësishëm i drogës në botë, ekstradohet drejt Italisë “bossi” i Ndraghetas

Ai u ekstradua nga Brazili, ku u arrestua më 25 maj 2021 nga Policia Federale e Brazilit, gjatë një operacioni të përbashkët me karabinierët del Ros dhe komandën provinciale të Reggio Calabria.

6 Korrik 2022, 09:17 Nga A.B
Trafikanti më i rëndësishëm i drogës në botë,
Rocco Morabito

ITALI- Bosi 56-vjeçar i 'Ndrangheta Rocco Morabito, i konsideruar si një nga trafikantët ndërkombëtarë më të rëndësishëm të drogës në botë, ka mbërritur mëngjesin e sotëm në aeroportin Romë-Ciampino, raporton Tgcom24.

Ai u ekstradua nga Brazili, ku u arrestua më 25 maj 2021 nga Policia Federale e Brazilit, gjatë një operacioni të përbashkët me karabinierët del Ros dhe komandën provinciale të Reggio Calabria. Morabito përballet me një sërë akuzash dhe duhet të vuajë një dënim prej 30 vitesh.

Morabito u përfshi në listën e të arratisurve me rrezik maksimal që i përkasin “Programit të Kërkimeve Speciale” të Ministrisë së Brendshme. Morabito ndodhej në João Pessoa ndërsa ishte së bashku me një tjetër të arratisur nga Ndrangheta, Vincenzo Pasquino, nga ana tjetër i kërkuar nga Komanda Provinciale e Torinos e Karabinierëve, të cilët po kryenin hetime paralele të koordinuara nga Prokurori i Qarkut të kryeqytetit Piemonte, të drejtuar nga Anna Maria Loreto.

rocco morabito

Sondazh

Poll