Bota

Zbulimi i BILD: Rreth 200 oficerë të inteligjencës ruse punojnë në Gjermani

Lajmi është bërë me dije nga gazeta gjermane “Bild”.

5 Korrik 2022, 23:27 Nga k.m.
Zbulimi i BILD: Rreth 200 oficerë të inteligjencës ruse
Foto ilustruese

GJERMANI- Rreth 200 oficerë të inteligjencës ruse punojnë në Agjencitë Gjermane të Sigurisë. Lajmi është bërë me dije nga gazeta gjermane “Bild”.

“Ne po shohim shkallën e aktivitetit agresiv të inteligjencës ruse në të gjithë Evropën. Ne ndoshta dimë vetëm dhjetë për qind të asaj që ata po bëjnë,”- thotë John Saëyer, ish-kreu i inteligjencës britanike MI-6.

Zbulimi i BILD: Rreth 200 oficerë të inteligjencës ruse

Detyra kryesore e spiunëve rusë është mbledhja dhe transmetimi i informacionit për politikanët vendas, drejtuesit e kompanive të mëdha, si dhe ata që kritikojnë Rusinë. Një qëllim tjetër, sipas ekspertit të politikës së brendshme Sebastian Fiedler, është krijimi i terrenit për një ndarje në shoqërinë gjermane.

Po ashtu, Zyra e Gjermanisë për Mbrojtjen e Kushtetutës dhe Zyra Federale për Sigurinë e Informacionit kanë paralajmëruar për sulme të synuara ndaj llogarive të politikanëve kryesorë të qeverisë gjermane.

spiunet rus ne gjermani gjermani

Sondazh

Poll