Bota

Propozimi francez për negociatat me BE/ Protesta në Maqedoninë e Veriut, 47 policë të plagosur

47 policë janë plagosur, ku 11 prej tyre kanë përfunduar me lëndime të rënda dhe dy policë janë në gjendje më kritike.

6 Korrik 2022, 08:27 Nga A.B
Propozimi francez për negociatat me BE/ Protesta në Maqedoninë e
Protesta ne Shkup

SHKUP- Kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, Shkupi u përfshi nga protesta të dhunshme deri në orët e vona të opozitës kundër propozimet francez për negociatat. 47 policë janë plagosur, ku 11 prej tyre kanë përfunduar me lëndime të rënda dhe dy policë janë në gjendje më kritike.

Policia u sulmua me sende të forta, fishekëzjarre, koktej molotovi, ndërsa situata më kritike ka qenë para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Protesta e dhunshme nisi dje në orën 19:00, fillimisht para Qeverisë, duke vijuar më pas tek Ministria e Jashtme ku po ashtu ka pasur sulme me sende të ndryshme, ndërsa situata ka dalë nga kontrolli para Kuvendit. Turmat e protestuesve u shpërndanë rreth orës 22:30.

Protestuesit kërkojnë që autoritet e qeverisë në Maqedoninë e Veriut, të refuzojnë propozimin e Bashkimit Evropian, të njohur si propozim francez, për fillimin e negociatave për anëtarësim. Sipas tyre, francez bën “bullgarizimin” e Maqedonisë së Veriut dhe nuk e njeh gjuhën e as historinë maqedonase. Propozimi francez, i cili arriti në Maqedoninë e Veriut më 30 qershor synohet të tejkalojë dallimet mes Shkupit dhe Sofjes për çështjen e gjuhës dhe të kaluarës historike me këtë dhe zhbllokimin e procesit integrues në Bashkimin Europian. 

negociatat me be 2022

Sondazh

Poll