Bota

Kërceu me Putinin në dasmën e saj, ish-ministrja austriake lë vendin prej kërcënimeve

Kur u pyet nga një gazetar në WhatsApp, Kneisl tha se ajo “nuk jep intervista” dhe u detyrua të emigronte nga Austria për shkak të “kërcënimeve për hakmarrje”. As Kneisl dhe as ‘The Washington Post’ nuk dhanë detaje.

5 Korrik 2022, 23:20 Nga k.m.
Kërceu me Putinin në dasmën e saj, ish-ministrja austriake
Karin Kneisl dhe Vladimir Putin

VJENË- Ish-ministrja e Jashtme austriake Karin Kneisl pretendon se ajo u detyrua të largohej nga vendi për shkak të kërcënimeve për hakmarrje. Lajmi u bë i ditur nga e përditshmja amerikane “The Washington Post”, duke cituar intervistën me Kneisl.

Kur u pyet nga një gazetar në WhatsApp, Kneisl tha se ajo “nuk jep intervista” dhe u detyrua të emigronte nga Austria për shkak të “kërcënimeve për hakmarrje”. As Kneisl dhe as ‘The Washington Post’ nuk dhanë detaje.

Në atë kohë, Ministria e Jashtme drejtohej nga Karin Kneissl, një diplomate dhe akademike e sjellë në qeveri nga Partia e Lirisë së ekstremit të djathtë. Si një partnere e koalicionit qeveritar nga viti 2017 deri në 2019, Partia e Lirisë krijoi lidhje veçanërisht të ngrohta me Kremlinin, duke dërguar anëtarë në një udhëtim zyrtar të vitit 2017 në Krimenë e aneksuar nga Rusia. Rusia pushtoi territorin ukrainas në vitin 2014 në një lëvizje që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë refuzuar ta njohin, në vend të kësaj duke vendosur sanksione ekonomike ndaj Rusisë.

Dasma e Kneissl në vitin 2018 në vendin austriak të verës u bë simboli më i dukshëm i përqafimit të Rusisë nga elita politike.

Lista e të ftuarve kishe dhe një ylli të ftuar, i cili ishte ishte presidenti rus Vladimir Putin. Gjatë festimeve, Kneissl kërceu vals me Putinin dhe u fotografua duke iu drejtuar liderit rus teksa i puthte dorën. Në qershor të vitit 2021, ajo u bë anëtare e bordit të drejtorëve të Rosneft-it, por në maj të këtij viti ajo i dërgoi kompanisë ruse një deklaratë për dorëheqjen nga pozicioni i anëtarit të bordit të drejtorëve.

karin kneisl vladimir putin

Sondazh

Poll