Bota

“WhatsApp” vjen me ndryshimin e ri! Shumë shpejt do fshihet statusi 'online'

Parashikohet që WhatsApp të përditësojë seksionin “Last Seen dhe Online” të cilësimeve të aplikacionit për të përfshirë një opsion të ri të titulluar “Kush mund të shohë kur jam Online”.

6 Korrik 2022, 07:46 Nga A.B
“WhatsApp” vjen me ndryshimin e ri! Shumë shpejt do fshihet
Whatssap

SHBA- Shumë shpejt do të mund ta përdorni aplikacionin e famshëm 'WhatsApp' pa qënë nevoja të dilni Online.

WhatsApp është duke punuar në një veçori që do t’i lejojë përdoruesit të fshehin statusin e tyre në internet. Aktualisht, WhatsApp ju lejon të fshehni konfirmimin e leximit (shenjën blu) dhe fotografitë e profilit. Sipas informacioneve të fundit, WhatsApp po teston shumë veçori si aftësia për të modifikuar mesazhet me tekst si dhe për të fshehur statusin në internet.

“WhatsApp” vjen me ndryshimin e ri! Shumë shpejt do fshihet

WhatsApp po krijon një veçori që do t’i lejojë përdoruesit të zgjedhin se kush mund të shohë statusin e tyre Online kur hapin aplikacionin për dërgimin e mesazheve, për të folur ose përditësimin e statusit të tyre. Parashikohet që WhatsApp të përditësojë seksionin “Last Seen dhe Online” të cilësimeve të aplikacionit për të përfshirë një opsion të ri të titulluar “Kush mund të shohë kur jam Online”.

whatssap

Sondazh

Poll