Sport

“Do jap shpirtin për t’ju bërë krenarë”, Marku tregon kur do ndeshet në “Air Albania”

Florian Marku po e bën ëndrrën realitet dhe shumë shpejt pritet që të zhvillojë një ndeshje boksi në Shqipëri, më saktësisht në “Air Albania”.

5 Korrik 2022, 15:10 Nga DOSJA

“Do jap shpirtin për t’ju bërë krenarë”,

TIRANE - Pak ditë më parë ishte vetë kampioni shqiptar, që postoi një video të stadiumit “Air Albania”, duke paralajmëruar se pikërisht aty do të jetë beteja e radhës. Përgatitjet duket se po shkojnë në rrugën e duhur dhe ditën e sotme, ai ka treguar edhe datën se kur do të ndeshet në Shqipëri.

“Po kthehem për të gjithë ju, në mes të Tiranës. Në datën 25 gusht ju pres të gjithëve në ‘Air Albania’. Kundërshtari dhe informacionet rreth biletave do të dalin këtë javë. Ju premtoj se do jap shpirtin për t’ju bërë krenarë akoma dhe më shumë, duke iu ngritur në majat e botës,”- ka shkruar ndër të tjera në një postim në rrjetet sociale boksieri i njohur shqiptar Florian Marku, pa zbuluar emrin e kundërshtarit.

“Do jap shpirtin për t’ju bërë krenarë”,

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll