Sport

(VD) Laçi përforcon mesfushën, zyrtarizon marrëveshjen me ndërkombëtarin e Nigerisë

Skuadra kurbinase ka shtuar radhët në mesfushë, teksa ditën e sotme ka firmosur me nigerianin Michel Babatunde

5 Korrik 2022, 15:27 Nga DOSJA

(VD) Laçi përforcon mesfushën, zyrtarizon marrëveshjen me

KURBIN - Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi kurbinas nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku njoftohet, se palët kanë firmosur bashkëpunimin mes tyre. Në prag të ndeshjes ndaj malazezve të Iskrias, për turin e pare të Conference League, skuadra bardhezi e Laçit, që drejtohet nga tekniku Shpëtim Duro, arrin një përforcim të saj në repartin e mesit të fushës.

“Micheal Babatunde është zyrtarisht lojtar i skuadrës tonë, pas hedhjes së firmës mbi kontratë. Mesfushori me tipare sulmuese ka qenë edhe pjesë e kombëtares së Nigerisë në të shkuarën. Ai ka pozuar sot me uniformën e re, të sezonit 2022-2023”,- shkruan klubi bardhezi i Laçit.

Nigeriani Michael Babatunde ka një karrierë të pasur sportive, pasi ka qenë pjesë e kombëtares së tij në dy botërorët e fundit. 29-vjeçari ka luajtur në Ukrainë, Katar dhe së fundmi në Marok.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF.LAÇI (@kflaci.al)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll